Media Galeri

Kur një tufë bletësh treguan një Mbretëreshë dhe një Princ tjetër

Gjate shërbimit të tij shumëvjeçar, Duka i Edinburgut, Princi Filip ndoqi mijëra ngjarje zyrtare me Mbretëreshën Elizabetë. Kryesisht ata ishin seriozë pranë njëri-tjetrit. Por në një rast, një tufë bletësh prishën “drejtimin” normal të ngjarjeve.

Fotografi Chris Young, duke punuar për Shoqatën e Shtypit në atë kohë, ishte aty për të parë këtë moment dhe për ta fiksuar në aparatin fotografik.

Young ishte fotografi i vetëm në një ngjarje në 2003. Ai ishte larguar nga vendi që i ishte caktuar, në një pikë më të mirë dhe priti me të ftuarit derisa Mbretëresha doli. Duka po qëndronte me uniformë ndërsa përgatitej të shoqëronte mbretëreshën.

Në këtë moment Young vuri re një tufë bletësh.

"Unë pata fat", thotë Young, duke kujtuar ngjarjen 18 vjet më vonë. "E kuptova që ishte një moment njerëzor. Ajo ishte duke qeshur si një vajzë e vogël dhe ai po qeshte gjithashtu me tufën e bletëve". Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë, askush nuk i kishte parë ato të dy të qeshin me njëri-tjetrin në një ngjarje zyrtare.

"Mendova se reagimi nga të dy ishte goxha unik”.

Ndërsa Young ishte i kënaqur që kishte shkrepur një fotografi të tillë, ai ishte në mëndyshje nëse duhej ta botonte apo jo.

Ai ju tregoi fotografinë redaktorit të tij dhe të nesërmen, kjo ishte fotografia kryesore në faqet e para të gazetave. Ishte një shkëmbim i rrallë dhe i çiltër i shikimeve mes çiftit në publik.\BBC\


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë