Futboll

Kur goli ndryshon fatin e jetës… Futbollisti ganez Christian Atsus gjendet i vdekur nën rrënojat e tërmetit në Turqi

Për një futbollist shënimi i një goli është diçka e veçantë, por edhe një gëzim i madh pasi në shpesh raste i jep ekipit të tij një fitore.

E goli i parë me ekipin e ri, Hatayaspor, sigurisht që është një ndjenjë e veçantë, por futbollistin ganez Christian Atsun goli i parë e „coi“ në vdekje.

Ish-sulmuesi ganez iu bashkua skuadrës turke në shtator të vitit 2022, por që nuk luajti shumë
Atsu realizoi golin e parë me fanellën e skuadrës turke më 5 shkurt, një ditë para tërmetit famëkeq që i solli vdekjen e mijëra personave, por edhe të vet atij.

Goli i shënuar në minutën e 97-të ndaj Kasimpasas në fitoren 1-0 të Hatayspor, i ndryshoi fatin e jetës sulmuesit ganez.

31-vjeçari nuk kishte shumë hapësira dhe pas ndeshjes më 1 shkurt ndaj Gazientep kërkoi largimin nga skuadra, kërkesë që u pranua nga drejtuesit e klubit, por edhe nga trajneri Volkan Demiral.
Atsu kishte prerë nxjerr biletën e avionit për t‘u rikthyer në Francë dhe fluturimin e kishte më 5 shkurt në orën 23:00, vetëm gjashtë orë para tërmetit të tmerrshëm.

Por atë ditë ganezi ishte inkuadruar në lojë në sfidën ndaj Kasimpasas dhe shkëlqeu në ato tetë minuta, duke realizuar edhe një gol spektakolar për t’i dhënë fitoren ekipit të tij 1-0.

Ai gol solli shpresë për të qëndruar, pasi edhe trajneri Volkan Demirel i kërkoi qëndrimin dhe lojtari pranoi, duke anuluar biletën e avionit. Ai vendosi të mbetej në Hatay vend ku gjeti edhe vdekjen nën rrënojat e tërmetit.

Futbollisti ganez qëndroi nën rrënoja për 12 ditë, deri mëngjesin e ditës së sotme (18 shkurt) kur u nxorr i pajetë nga gërmadhat e pallatit ku banonte. Lajmi është konfirmuar edhe nga ekipi i tij Hatayaspor.

Atsu gjatë karrierës së tij ka luajtur në Portugali për Porton dhe Rio Aven, në Angli për Chelsean, Everton, Bournemouth e Newcastle United, ndërsa provoi edhe aventurën holandeze me Vitessen e atë spanjolle me Malagan. /telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë