Lajme

Kur do të dalë në treg shërbimi 5G?

Interneti 5G  mund të nisë vitin e ardhshëm në disa vende, duke premtuar shpejtësi shkarkimi 10 deri në 20 herë më shpejt se sa kemi tani. Por, çfarë ndryshimi do të ketë për jetën tonë? Do të kemi nevojë për telefona të rinj? A do të zgjidhë çështjen "notspot" për njerëzit në zonat e largëta?

Çfarë është saktësisht 5G?

Është gjenerata e ardhshme e pestë e lidhjes së internetit të lëvizshëm që premton shumë shpejt shkarkimin e të dhënave dhe shpejtësinë e ngarkimit, mbulimin më të gjerë dhe lidhjet më të qëndrueshme. Bëhet fjalë për përdorimin më të mirë të spektrit të radios dhe mundësimin e një numri më të madh aplikacionesh për të hyrë në internet mobil në të njëjtën kohë.

Çfarë do të na mundësojë të bëjmë?

"Me 5G ne do të jemi në gjendje të bëjmë çdo gjë më shpejt dhe më mirë", thotë Ian Fogg nga OpenSignal . Imagjinoni skemat e dronëve që bashkëpunojnë për të kryer misionet e kërkim-shpëtimit, vlerësimet e zjarrit dhe monitorimin e trafikut, të gjitha që komunikojnë pa tel me njëra-tjetrën dhe stacionet e bazës tokësore mbi rrjetet 5G.

Sa ndryshon nga 4G?

Në fillim nuk mund të vëreni shpejtësi shumë më të larta, sepse 5G ka të ngjarë të përdoret fillimisht nga operatorët e rrjetit si një mënyrë për të rritur kapacitetin në rrjetet ekzistuese 4G (LTE - Long-Term Evolution) të sigurojë një shërbim më konsistent për konsumatorët. Rrjetet më të shpejta aktuale 4G ofrojnë rreth 45Mbps (megabit për sekondë) mesatarisht, edhe pse industria ende shpreson të arrijë 1Gbps (gigabit për sekondë = 1,000Mbps). Chipmaker Qualcomm llogarit 5G mund të arrijë shpejtësinë e shfletimit dhe shkarkimit rreth 10 deri në 20 herë më të shpejtë në kushtet reale.

Për çfarë na shërben?

Bota po lëviz dhe më shumë të dhëna po dalin çdo vit, sidomos kur rritet popullariteti i video dhe muzikës. Bandat ekzistuese të spektrit po bëhen më të ngadalta, sherbimet po ngadalesohen veçanërisht kur shumë njerëz në të njëjtën zonë përpiqen të kenë qasje në telefonat e tyre ne te njejten kohë. 5G është shumë më mirë në trajtimin e mijëra pajisjeve në të njëjtën kohë, nga celularët në sensorë të pajisjeve.

Kur do të dalë  shërbimi 5G?

Shumica e vendeve nuk kanë gjasa të fillojnë shërbimet 5G përpara vitit 2020, por Oredo i Katarit thotë se tashmë ka nisur një shërbim komercial, ndërsa Koreja e Jugut synon të nisë vitin e ardhshëm, me tre operatorët e rrjetit më të mëdhenj që ranë dakord të nisnin në të njëjtën kohë. Kina gjithashtu po garon për të nisur shërbimet në 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë