Futboll

Kupa/ Shorti përball Tiranën dhe Teutën në gjysmëfinale, Egnatia sfidon Vllazninë

Gazeta Si – Është hedhur sot në ambientet e FSHF-së shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Shorti ishte i lirë dhe u hodh nga sekretari i FSHF-së Ilir Shlku dhe shefi i departamentit të garave, Marius Sulejmani. Goglat kanë shmangur në një farë mënyre përplasjen e madhe mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Vllaznia, fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë, do të përballet me Egnatian, surprizën e këtij sezoni. Tirana do të ndeshet me Teutën.

Ndeshjet e para zhvillohen më 26 prill, kurse ato të kthimit më 10 maj. Finalja e kompeticionit luhet më 1 qershor, në stadiumin “Air Albania”. Kupa është shumë e rëndësishme, pasi krijon mundësinë për të shkuar në Kupat e Europës, nëse nuk ia del nga kampionati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë