Futboll

Kupa e Shqipërisë/ Kualifikohen ekipet e mëdha, sulmuesit bëjnë nxemjen

Janë zhvilluar sot pjesa më e madhe e ndeshjeve të kthimit të turit të parë eliminator të Kupës së Shqipërisë. Janë kualifikuar të gjitha skuadrat favorite, madje duke shënuar fitore të thella. Vllaznia ka përmbysur humbjen e ndeshjes së parë me Labërinë, ka fituar 4-0 dhe ka kaluar në turin tjetër.

Edhe sulmuesit e Tiranës kanë bërë nxemjen para ndeshjeve të kampionatit. Bardheblutë shënuan 6 herë në portën e Shkumbinit, 3 herë me anë të Xhixhës. Kanë fituar thellë edhe Kukësi, Partizani, Laçi dhe Skënderbeu. Pogradeci-Besa ishte ndeshja e vetme që shkoi me kohë shtesë dhe në fund u kualifikua ekipi vendës.

Kupa e Shqipërisë, turi i parë
Grupi A
Sot
Teuta-Luzi 2-2 (4-1)
Partizani-Tërbuni 3-0 (3-0)
Tirana-Shkumbini 6-0 (3-0)
Skënderbeu-Veleçiku 4-0 (3-0)
Korabi-Vora 4-1 (1-2)
Nesër
Bylis-Oriku (1-2)
Dinamo-Erzeni (0-1)
Burreli-Besëlidhja (0-0)

Grupi B
Sot
Vllaznia-Labëria 4-0 (1-2)
Laçi-Butrinti 4-0 (1-1)
Kukësi-Maliqi 4-0 (0-0)
Kastrioti-Elbasani 2-0 (0-2)
Egnatia-Turbina 1-0 (1-1)
Pogradeci-Besa 2-0 (0-1)
Nesër
Tomori-Lushnja (3-0)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë