Janë luajtur sot dhe dje ndeshjet e kthimit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Mungojnë surprizat, pasi skuadrat e mëdha kanë bërë detyrën, madje duke i përdorur këto ndeshje edhe si test për kampionatin. Kualifikimi në shumë ndeshje ishte paravendosur që në ndeshjet e para, me përjashtim të Flamurtarit, që kishte humbur në fushën e Veleçikut dhe iu desh të përmbyste rezultatin. Vlonjatët shënuan 5 gola, duke shfryrë edhe dufin e situatës negative që po kalojnë në kampionat. Bien në sy nga skuadrat e Superiores humbjet e Bylisit dhe Skënderbeut në fushën e tyre, por pa e vënë në rrezik kualifikimin.
Kupa e Shqipërisë luhet e ndarë në dy grupe dhe turi i dytë zhvillohet në datat 22 janar dhe 5 shkurt të vitit të ardhshëm. Në turin e dytë janë vetëm dy çifte mes skuadrave të Superiores, Vllaznia-Flamurtari në Grupin A dhe Laçi-Bylis në Grupin B. Për skuadrat e tjera kundërshtarët janë nga Kategoria e Parë.
Grupi A
Teuta–Tërbuni 6-2 (3-0)
Flamurtari–Veleçiku 5-0 (2-3)
Tirana–Shënkolli 4-0 (0-0)
Kastrioti–Iliria 1-0 (1-2)
Vllaznia–Burreli 2-0 (1-0)
Dinamo–Erzeni 0-1 (0-3)
Besëlidhja–Korabi 1-0 (1-2)
Partizani-Vora 1-0 (0-3)
Turi i dytë
Besëlidhja–Partizani
Erzeni–Teuta
Vllaznia–Flamurtari
Kastrioti–Tirana
Grupi B
Skënderbeu–Devolli 0-2 (4-1)
Laçi–Elbasani 4-0 (0-0)
Kamza–Apolonia 3-0 (0-3 në tavolinë)
Bylis–Pogradeci 1-2 (4-0)
Besa–Egnatia 2-0 (1-0)
Oriku–Lushnja 0-2 (1-2)
Kukësi-Shkumbini 6-0 (1-3)
Luftëtari-Turbina 2-1 (0-1)
Turi i dytë
Lushnja–Kukësi
Besa–Skënderbeu
Bylis–Laçi
Apolonia – Luftëtari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.