Futboll

Kupa e botës/ Eliminohen SHBA-të, pas 14 penalltish kalon Suedia e Kosovare Asllanit

Gazeta Si - Megan Rapinoe humbi penalltinë vendimtare për kampionet e botës. Pas 14 gjuajtjesh nga pika e bardhë, kualifikohet për në çerekfinale Suedia e Kosovare Asllanit.

Emocione të mëdha në Botërorin e futbollit të femrave, që ka hyrë tashmë në fazën më interesante të tij. Në ‘Melbourne Rectangular Stadium’, sfida mes SHBA-ve dhe Suedisë ishte një maratonë e vërtetë. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan me rrjeta të paprekura, 0-0.

Asllani gjate ndeshjes. Gazeta Si, 6 gusht 2023

Para kohës shtesë më të rrezikshme ishin kampionet e botës, amerikanet. Por goli nuk do të dilte në dritë dhe kualifikimi u vendos nga penalltitë. Shansin më të mirë për t’u dhënë kualifikimin SHBA-ve gjatë serisë së penalltive e kishte Megan Rapinoe. Në gjuajtjen e 4-t të amerikaneve, kur rezultati ishte 3-2 për to, liderja 38-vjeçare gaboi.

Nëse Rapinoe do të shënonte, SHBA-të do të kalonin më tej, por dy gabime radhazi rifutën në lojë Suedinë. Pesë penalltitë e para përfunduan 3-3, më pas suedezet nuk gabuan më dhe gjithçka u mbyll 5-4 në favor tëtyre. Festë për Kosovare Asllanin dhe shoqet e saj, që tani do të ndeshen me Japoninë. Lojtarja me origjinë shqiptare luajti 81 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë