Dosje

“Kumbari” doli sapo la familjen në shtëpi, kishte dy celularë me kod. Cila ishte telefonata e fundit?

Në hyrje të Shkodrës, ndonëse duken pa kuptim, dy postblloqe kontrollojnë hyrjet dhe daljet nga qyteti. Kanë kaluar orë nga vrasja e Bardhok Pllanajt dhe qyteti i mësuar tanimë me të shtënat, vijon me rutinën e përditshme.

Postobllok në hyrje të Shkodrës

Me përjashtim të policisë, e cila nuk pyet vetëm për maskat anti-Covid, por automjeteve që ndalojnë rastësisht, iu hedhin një sy, si shoferëve, ashtu dhe pasagjerëve.

LEXO EDHE:
- Mbi 100 plumba drejt makinës luksoze, Bardhok Pllanaj u ekzekutua pa mëshirë
- Tronditet Shkodra, vritet në një atentat në makinë “Kumbari”

“Askush nuk është ende në kërkim. Dhe me siguri, cila ishte telefonata e fundit që ai pati, këtë do ta zbërthejnë dy aparatet e telefonave që Pllanaj kishte me vete“, - tregon zyrtari i Policisë së Shkodrës për GazetaSi.al.

Bardhok Pllanaj dhe policia e Shkodrës në vendngjarje

Sipas tij, Pllanaj së fundmi jetonte mes negociatave për të paqtuar kriminelët në qytet dhe nga ana tjetër po angazhohej dhe në fushatë elektorale.

“Do guxoja së tepërmi, nëse do ia drejtoja gishtin forcës politike për të cilën po bënte fushatë, por ama, di të them se Pllanaj jetonte prej vitesh me politikën”, - thotë në anonimitet zyrtari, sipas të cilit dhe në rastin e administrimit të një kompleksi shumë të njohur në qytet, 46-vjeçari shfrytëzoi njohjet e tij.

“Është një resort shumë i njohur në Shkodër dhe operativisht thuhet që ky restort u adminiustrua nga Pllanaj, pasi kumbari i tij, pati probleme me shlyerjen e kredisë.  Së pari, nisën disa verifikime, nëse kishte në lojë apo jo borxhe fajdesh, por kjo pistë nuk u verifikua asnjëherë, ndaj ndërhyrjet e Pllanajt u konfirmuan vetëm për shlyrjen e problemeve me kredinë”.

Ekspertët e Policisë së Shkodrës, duke analizuar makinën e viktimës

Në regjistrin e qendrës kombëtare të biznesit, ky resort rezulton ende me ortak F.P., kurse administratore është një grua, ndaj versioni i zyrtarit të policisë mbetet i pakonfirmueshëm.

Megjithë mitin e një kumbari që negocionte për të vënë paqe mes grupeve, të tillë sipas burimeve të prokurorisë, si vrasja e GJ.P., në kartelat e policisë, Pllanaj rezulton si një biznesmen që pati probleme veç me ndërtimin e një pallati.

“Ai la familjen në palltin ku jeton në Dobraç dhe u kthye menjëherë. Me siguri kishte një takim të mundshëm dhe sipas përshkrimeve, një makinë e ka ndjekur paralelisht. Ishte me drejtim në Shtoj dhe ndaj tij është qëlluar me dy automatikë, të cilët kanë nxjerrrë 98 plumba. Ai ka qenë vetëm në timon dhe mënyra si është qëlluar, tregon për një vrasje që rreket të tregojë mllef”, - përshkruan eksperti i kriminalistikës pranë Policisë së Shkodrës.

Agjentët e policisë së Shkodrës pas mbledhjes

Por kush kishte mllef për “Kumbarin”?

I hetuar për pastrim të parave të krimit, pas sekuestrimit të pallatit 10-katësh, belgët dhe holandëzët kthyen përgjigjje aspak shpresusese për Prokurorinë e Shkodrës.

Jashtë Shqipërisë, ai rezultoi i dënuar për një vjedhje banale dhe në këto rrethana, hetimi për pastrim parash nuk pati asnjë finale.

“Por shoqëria e Pllanajt për të ulur gjakrat mes grupeve, na ka lënë të kuptojmë se Pllanaj e kishte mirë me të gjithë në qytet. Akoma më mirë e kishte me policinë, prokurorinë dhe gjykatën, e cila në nëntor 2020 e dënoi me 5 vjet shërbim prove. Në rastin e tij, grupet e hetimit nuk kanë ende një pistë konkrete, për aq sa ai njihej me të gjithë segmentet e krimit dhe shpesh rezulton të ketë ndërmjetësuar mes tyre për të ulur gjakrat", thotë burimi.

Një ekip i hetimit të krimeve të rënda, ka udhëtuar nga kryeqyteti drejt Shkodrës, por as ata nuk kanë një përgjigjje se përse u vra Pllanaj, nëse do ndiqej versioni që ai ishte një biznesmen.

Shtoj, zona ku banonte Bardhok Pllanaj në Shkodër

I përgjuar

Një nga hetimet që nxorri emrin e tij, është dosja e Ranës së Hedhun,  që i takon shtatë viteve më parë. E dyta është çëshja e “Vilunit”  dhe e fundit, tentativa për të trafikuar drogë nga Buna.

Ndonëse ai rezutoi se kishte rol organizativ për trafikun e ngarkesave të hashashit, që vinte nga Vlora dhe Tepelena, ai nuk u dënua për këto dyshime.

Pak orë përpara se policia ta kërkonte, rezultoi se deputeti Mark Frroku me refuzimin e njeriut që kishte mandat dhe nuk mund të pranonte kontrollin e makinës, ishte mes atyre që e ndihmuan dhe mes atyre që emri i doli në skenë në vitin 2014.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë