Futboll

Kulusevski zgjedh Juventusin, kontratë deri në 2024 për sulmuesin e talentuar

Viti 2020 fillon me një dhuratë të bukur për kampionët e Italisë. Dejan Kulusevski është një lojtar i Juventusit. Sulmuesi suedez ndodhet në “J Medical” për të kryer vizitat mjekësore, një proces i nevojshëm para se të vijë firma dhe formalizimi i marrëveshjes për transferimin te bardhezinjtë. Lojtari i aktivizuar me Parmën, por në pronësi të Atalantës, u kërkua me ngulm nga Interi, por kundërsulmi i Fabio Paratiçi ishte vendimtar.

Niveli teknik i Kulusevskit i ka bërë për vete bardhezinjtë, të cilët i ofruan një kontratë prej 2.5 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2024, plus bonuset. Atalanta përfiton 35 milionë euro nga kjo marrëveshje, por edhe bonuset, që mund të shkojnë deri në 9 milionë euro. Kulusevki shkruajti dje një frazë enigmatike në Instagram: “Çelsi i suksesit është të luash dorën që të është dhënë si dora që doje”, - shkruante sulmuesi, duke përdorur termat e pokerit.

Dejan Kulusevski firmos autografe për tifozët e Juves. Gazeta Si, 2 janar 2020

Me blerjen e Kulusevskit, Juventusi duhet të lirohet nga ndonjë lojtar. Emre Çan është te dera dhe bisedimet për ta çuar në Paris vazhdojnë. Por jo vetëm kaq, drejtuesit e Juventusit po shohin edhe për perspektivën. Federiko Kieza është ëndrra e madhe dhe sërish bardhezinjtë duhet të fitojnë konkurrencën me Interin. Një tjetër objektiv është mesfushori Sandro Tonali, ndërsa problemet mes Mançester Junajtid dhe Pol Pogba bëjnë që të mendohet për një rikthim të mundshëm të francezit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë