Drejtësia

Kultivuan kanabis në disa zona të Krujës, SPAK çon në gjyq dosjen për 13 persona

Gazeta Si - SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq dosjen e 13 personave që ishin të përfshirë në trafikun e drogës në Malësinë e Krujës.

Mësohet se hetimet mbahen për shtetasit Bujar Sefa (Xaka), Skënder Velja, Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, Vaid Taka, Edison Xaka, Xhemal Zogu, Asim Pulaci, Saba Shehi, Armand Dervishi, Agron Asllanaj, Shkëlqim Ismaili, Ahmet Pulaci dhe Haxhi Murati.

Të pandehurit akuzohen se bashkëpunonin si grup i struktuar kriminal dhe kultivonin drogë në zona pyjore, që shërbenin për kullota.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se kultivimi i disa parcelave me bimë narkotike kryhej nga 2(dy) grupe kriminale të organizuar në disa zona të Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën. Grupet kriminale që kanë vepruar në këtë zonë, jo vetëm që njihen mes tyre por kanë dijeni dhe për aktivitetin e njëri-tjetrit, kanë patur mbështetjen e strukturave të policisë vendore si dhe ato të administratës lokale, kryesisht punonjësve të policisë dhe kryepleqve të përfshirë dhe ato në aktivitetin e kultivimit. Kultivimi kryhej kryesisht në sipërfaqe tokash me pyll në pronësi shtet, të cilat shfrytëzohen për kullotë nga banorët e zones”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në përditësim...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë