Futboll

Kukësi për shkëputjen në Gjirokastër, Tirana ka shansin për vendin e dytë

Fitorja e Skënderbeut ndaj Partizanit ishte njëkohësisht një “asist” si për Kukësin kryesues, ashtu edhe për Tiranën. Kukësi, me një fitore të mundshme ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, do të shkëputej tri pikë nga vendi i dytë, ndërsa Tirana, nëse mund Bylisin në “Selman Stërmasi”, do ta shihte veten pikërish pas Kukësit, dukë lënë pas jo vetëm skuadrat që kanë po aq pikë sa ajo, por edhe kundërshtarin e sotëm.

Për Kukësin mendohet të jetë një ndeshje relativisht e lehtë në Gjirokastër. Skuadra e trajnerit Duro nuk ka bërë merkato, por ka një grup të konsoliduar që ka treguar rritje javë pas jave. Në ndeshjen e sotme gjen si kundërshtar një Luftëtar me shumë halle, me një organikë më të reduktuar në krahasim me pjesën e parë të sezonit dhe me një problematikë borxhesh që solli edhe bllokimin e merkatos së dimrit nga ana e FIFA-s. Pritet që Kukësi të fitojë, madje thellë.

Tirana para një ndeshjeje gjatë përgatitjeve në Turqi. Gazeta Si, 22 janar 2020

Në kryeqytet parashikohet një ndeshhje më e balancuar, por me Tiranën favorite. Pas asaj ecurie të mirë në javët e fundit, tri fitore radhazi me Emanuel Egbo në stol, Tirana ka një mundësi të mirë për të vazhduar serinë e fitoreve. Një arsye e fortë për të mos gabuar është ajo e kapjes së vendit të dytë në tabelën e klasifikimit. Tri ndeshjet e tjera të javës së 18-të të Superiores u luajtën dje, ku Skënderbeu mundi 3-2 Partizanin, Vllaznia fitoi 2-0 ndaj Flamurtarit dhe Teuta u mund në shtëpi nga Laçi, 0-1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë