Një gol i diskutueshëm, nëse e ka kaluar apo jo topi vijën fatale, i ka dhënë fitoren Kukësit në ndeshjen me Partizanin. Pamjet filmike nuk janë shumë të qarta, kur me shumë mundësi, topi i gjuajtur nga Kristal Abazaj e ka kaluar vijën. Në “Air Albania Stadium” është luajtur një ndeshje e bukur, me ritëm të lartë dhe disa raste për shënim.
Kukësi rimerr kështu kreun, që për pak orë u mbajt nga Tirana. Nga ana tjetër, Partizani thellon krizën me humbjen e dytë radhazi dhe të pestën në gjashtë javët e fundit të kampionatit. Edhe trajneri Sormani nuk po arrin ta gjejë “ilaçin” për të shëruar kampionët në fuqi, të cilët tashmë e shohin veten 7 pikë larg vendit të parë dhe me shumë skuadra përpara. Në këtë ndeshje Partizani kishte disa mungesa të rëndësishme.
Tifozët, veçanërisht ata të Partizanit, kanë dhënë spektakël në stadium. Që në fillim ka rënë në sy një banderolë, ku tifo-grupi më i madh i të kuqve, “Guerrils”, shprehte mbështetjen për minatorët e Bulqizës, të cilët po protestojnë për trajtimin që po u bëhet nga pronarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.