Financa Personale

Kujdesi shëndetësor në Shqipëri ndër më të shtrenjtët në Europë

Sipas Eurostat, Shqipërisë i kushtojnë shërbimet shëndetësore 34 herë më shumë se mesatarja e vendeve të BE-së, e cila qëndron në nivelin 1, duke bërë vendin tonë një ndër më të shtrenjtët në Europë. Sipas shpjegimit që jep Eurostat, kjo gjë lidhet me nivelin e ulët të pagave në vendin tonë dhe paaftësia për t’i përballuar.

Vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor është Serbia, me shtrenjtim të kujdesit të shëndetit 41 herë nga mesatarja e BE-së.

Barazia e fuqisë blerëse, shëndeti, (BE27=1)

Në të gjithë Europën, vendi më i shtrenjtë me këtë shërbim është është Hungaria me tregues 163.

Shqipëria renditet e pesta edhe për shërbimet spitalore më të shtrenjta, e cila raportohet 18.7% nga 1 që është mesatarja referencë e BE-së.

Pas saj renditet Hungarisë, Norvegjisë, Suedisë e Serbisë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut 17, Çekia 13.6, Danimarka 10.

Eurostat bën këto matje bazuar në nivelin e çmimeve dhe fuqinë blerëse.  

Në një raport të mëparshëm të Bankës Botërore, shqiptarët shpenzojnë 50% nga të ardhurat e tyre vetëm për shërbime shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë