Teknologji

Kujdes! Në WhatsApp po qarkullon një mesazh infektues

Në forumet e sigurisë kibernetike është lëshuar alarmi për qarkullimin e një virusi që mbërrin në telefon në formën e mesazheve në aplikacionin WhatsApp.

Mesazhet vijnë në dy forma të ndryshme, fillimisht me një mbishkrim të shkurtër anglisht “Kjo është interesante” (This is interesting) dhe shoqëruar me një emoji që qesh. Në fund, është një hapësirë që të fton ta klikosh për të parë më shumë.

Pikërisht në këtë moment aktivizohet virusi, që sipas ekspertëve bllokon të gjitha sistemet, përfshirë iOS tek iPhone dhe Android tek telefonat e tjerë.

Rruga e dytë mbërrin po përmes një mesazhi, që ngacmon kureshtjen. “Nëse klikon në pikën e zezë, do të bjerë zilja e WhatsApp-it tuaj” (If you touch the black point then your WhatsApp wil hang). Edhe pasojat që mbërrijnë në këtë formë janë të njëjta; bllokim i pajisjes.

Kodin i këtij virusi është shpërndarë në disa forume dhe kushdo mund ta marrë atë dhe më pas ta dërgojë në formën e mesazhet tek të tjerët.

Ekspertët këshillojnë këdo që merr një mesazh të ngjashëm ta fshijnë atë pa e hapur. Këshillohet fshirja e gjithë historikut të bisedës me personin që e dërgon, nëse ka të tillë. Në të kundërt zgjidhja mbetet vetëm rikthimi i pajisjeve telefonike në gjendjen fillestare.

Vetë kompania WhatsApp ka reaguar pas këtij lajmi. Përmes një komunikate të shkurtër, ajo thotë se është vënë në dijeni dhe se po punon për riparimin e “bug” që shkakton këtë.

 

Më Shumë