Lajme

Kufiri me Kosovën, Lleshaj: Hiqen kontrollet e dyfishta

Qeveria shqiptare miratoi dje marrëveshjen me Kosovën për dogana të përbashkëta. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përmes një postimi në rrjetet sociale sot, e cilëson si një hap shumë të rëndësishëm për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, ndërsa premton ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Ai shkruan se kontrollet e dyfishta hiqen, por se do të ketë dhe hapa të tjerë për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë.
“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll. Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”, shkruan Lleshaj.
Në datë 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëria dhe Kosova firmosën disa marrëveshje, mes tyre ajo për heqjen e barrierave ekzistuese ndërmjet dy vendeve.

https://twitter.com/SanderLleshaj/status/1078206305876226048
https://twitter.com/SanderLleshaj/status/1078206760912072705

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë