Muzike

Kuarteti i Kremonës në Tiranë për të kremtuar Beethoven

Me moton “Të sjellësh kulturën kudo!”, kuarteti i Kremonës është gati për koncertin në sallën e Universitetit të Arteve, në Tiranë mbrëmjen e së premtes. Ky koncert, i organizuar me rastin e 250-vjetorit të lindjes së Ludwig Van Beethoven, do të sjellë ekzekutimin integral të kuarteteve për harqe, shkruar nga kompozitori i madh gjerman. Në vitin 2020, e gjithë bota feston dhe kujton 250 vjetorin e lindjes së Ludëig van Beethoven, i lindur në Bon më 1770-ën dhe Tirana, bëhet kështu qendër e këtij eventi përkujtimor, nga 1 marsi, duke pritur për herë të parë performancën e plotë të Kuarteteve të Harqeve dhe Kuintet op. 29, të kompozitorit gjerman. Projekti dyvjeçar përfshin gjithsej nëntë koncerte, pesë në vitin 2019 dhe katër të tjerë më 2020-ën nga Kuarteti i Kremonës, të cilët sjellin përsosmërinë e traditës të interpretimit italian. Kuarteti, i cili mban emrin e qytetit të famshëm në prodhimin e violinave, përdor instrumente të prodhuara prej shekujsh në Kremona.

Në nëntor të vitit 2015 ata u bënë qytetarë nderi të qytetit të Kremonës. Viti 2020 është gjithashtu i rëndësishëm për këtë kuartet pasi festojnë njëzet vitet e formimit të tyre. Qysh prej krijimit në vitin 2000, Kuarteti i Kremonës - i përbërë nga Cristiano Gualco në violinë, Paolo Andreoli ëviolinë, Simone Gramaglia violë dhe Giovanni Scaglione violonçel -ka vendosur një reputacion si një prej ansambleve më emocionues të muzikës së dhomës, në skenën ndërkombëtare. Të ftuar rregullisht për të performuar në festivale të rëndësishëm dhe stinë koncertore në Europë, Amerikën e Veriut dhe të Jugut si edhe në Lindje ne Largët, Kuarteti është vlerësuar nga kritika dhe audienca për nivelin e mjeshtërisë së interpretimit. Ata transmetohen rregullisht në radio dhe televizion nëpër të gjithë botën, duke performuar repertorin e tyre të gjerë që varion nga Haydn deri në muzikën bashkëkohore. Regjistrimet e plota të kuarteteve për harqe janë publikuar kohët e fundit në etiketën e njohur diskografike për muzikën klasike “Audite”.

Të gjitha vëllimet kanë tërhequr vlerësime të niveleve të larta në shtypin ndërkombëtar, duke fituar edhe një sërë çmimesh si Echo Klassik 2017 dhe ICMA 2018, mes shumë syresh dhe, janë konsideruar si trashëgimtarë të vërtetë të Kuartetit Italian. Në pranverën e 2019-ës do të publikojnë një album të ri, kushtuar Schubert-it, duke përfshirë edhe Kuintetin për Harqe në C major me violonçelistin Eckart Runge (Kuarteti Artemis) dhe kuartetin për harqe “Der Tod und das Mädchen”.Ata bashkëpunojnë rregullisht me shumë artistë të njohur ndërkombëtarisht si Lawrence Dutton, Eckart Runge, Andrea Luçhesini, David Orlovsky, Edicson Ruiz, Aaron Pilsan he Kuarteti i Harqeve Emerson, si dhe japin koncerte në skenat më prestigjioze të botës. Ftohen shpesh të mbajnë masterklasa në Europë dhe ShBA dhe prej 2011-janë profesorë të Akademisë prestigjioze Ëalter Stauffer në Kremona.

Pas koncertit të parë më 1 mars, ata do të kthehen sërish në Tiranë më 2 prill, më 14 maj dhe 4 qershor të këtij viti për të realizuar katër koncertet e parë për 2019-ën e do të kthehen sërish për pesë koncerte të tjerë më 2020-ën, që kulmon me kremtimet për Beethovenin në të gjithë botën. Projekti realizohet nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe përtej koncerteve janë parashikuar gjithashtu masterklasa për studentët e Akademisë dhe një sërë aktivitetesh të hapura për të gjithë të interesuarit që duan të diskutojnë historinë e muzikës dhe përhapjen e saj, si dhe një laborator teknik-praktik mbi rëndësinë e mirëmbajtjes korrekte të instrumenteve me tela.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë