Futboll

Kualifikoi Shakhtarin me 3 penallti të pritura, sekreti i Trubin ishte… shishja e ujit

Gazeta Si – Mes skuadrave big të kualifikuara në Ligën e Europës, përveç Mançester Junajtid që eliminoi Barcelonën, për t’u përmendur është edhe Shakhtar Donetsk. Ukrainasit kaluan francezët e Renes me penallti dhe protagonist absolut ishte portieri Anatolij Trubin.

Portieri ukrainas ishte vendimtar për kalimin e turit me një fakt vërtet interesant. 21-vjeçari që mbron edhe portën e Ukrainës duket se i kishte studiuar mirë gjuajtësit e penalltive të skuadrës franceze. Dhe konkluzionet i kishte shkruar në etiketën e shishes pastike së ujit.

Intuita dhe ky studim nuk e gënjyen, sepse Trubin arriti të neutralizonte penalltitë e Dokut dhe Meling, falë indikacioneve të shishes. Klubi ukrainas, me një postim në Tuiter, ka zbuluar sekretin e portierit, i cili i dhuroi skuadrës kualifikimin për në 1/8-at e Ligës së Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë