Futboll

Kualifikim historik për Napolin në Champions, Reali mund sërish Liverpulin

Gazeta Si - Napoli i Spaletit hyn në histori, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pas fitores 0-2 në Frankfurt, Rrahmani me shokë kanë mundur sërish gjermanët e Eintrahtit, me rezultatin 3-0.

Tete skuadrat cerekfinaliste te Championsit. Gazeta Si, 15 mars 2023

Ashtu si në ndeshjen e parë, Napoli e dominoi lojën edhe në ‘Maradona’, ku vendosi një dopietë e Osimhen, i cili mposhti portierin Trap me një gjuajtje me kokë fillimisht dhe pastaj dyfishoi me poetën e boshatisur, pas një asisti të Di Lorencos. Zielinski me penallti mbylli llogaritë.

Një sezon i jashtëzakonshëm ky për Napolin, që po shkon drejt titullit kampion në Serinë A dhe arrin në çerekfinale të Championsit si kurrë më parë. Italia përfaqësohet në këtë fazë të kompeticionit me tri skuadra: Napoli, Inter dhe Milan.

Benzema feston golin ndaj Liverpulit. Gazeta Si, 15 mars 2023

Reali nuk ka bërë asnjë tolerim ndaj Liverpulit në ndeshjen e kthimit. Madrilenët fituan 1-0 me gol të të zakonshmit Benzema, me një asist të Vinicius Zhunior. Në Angli spanjollët kishin fituar 2-5 dhe kualifikimi ishte shumë i lehtë për ekipin që e ka fituar më shumë se gjithë të tjerët trofeun me veshë të mëdhenj, plot 14 herë. Kamavinga goditi traversën në pjesën e parë.

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Championsit:
Benfika
Çelsi
Bajern Mynih
Milan
Inter
Mançester Siti
Napoli
Real Madrid


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë