Deri në orët e mesditës pothuajse i gjithë territori shqiptar parashikohet të jetë me intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave. Pritet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i bënë më të dukshme vranësirat në zonat malore, por gjithashtu vranësirat do të shfaqen përkohësisht edhe në ultësirën perëndimore. Orët e mbrëmjes dhe natës vonë largojë vranësirat nga një pjesë e mirë e vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 11°C vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.