Lajme

Kthesa e “papritur” e Covid-19, sot në Shqipëri vetëm 1 rast

Përgjatë 24 orëve të fundit kemi vetëm 1 rast të konfirmuar si pozitiv me Covid-19 nga 177 testime të kryera.
Mjekja Adela Vasili nga Institutit i Shëndetit Publik është shprehur se sot ky është numri më i ulët që nga fillimi i epidemisë dhe se në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike mbetet e qëndrueshme.
“Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive. Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete. Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit,” shprehet Vasili.
Më tej mjekja tha se qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e sëmundjes dhe të telefonojnë në numrin unik 127, për shqetësimet ndërsa për çdo informacion apo këshillim psikologjik të kontaktojnë në numrin 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 68 raste
Krujë 35 raste
Durrës 31 raste
Shkodër 14 raste
Kamëz 10 raste
Berat 10 raste
Fier 4 raste
Elbasan 2 raste
Mirditë 1 rast
Korçë 1 rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë