Drejtësia

Kthenin patentat e bllokuara para afateve, SPAK çon për gjykim 25 zyrtarë dhe sekserë

SPAK ka çuar të premten për gjykim 25 zyrtarë dhe sekserë, të cilët akuzohen se kthenin patentat e bllokuara para afateve.

Ashtu siç po vihet re së fundmi, nga njoftimet për shtyp të SPAK personat e dyshuar si pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale janë publikuar me emër dhe mbiemër

Ndaj dhe në fund të njoftimit të gjatë të SPAK për secilin prej personave në gjykim, SPAK sqaron në një fjali dalluese shënjuar me të zezë se kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. “Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë”, sqaron SPAK       


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë