Ekspozite

Kryevepra e Pikasos që përshkruan të dashurën e tij mund të shitet për mbi 120 milionë dollarë në ankand

Një kryevepër e Pikasos me titull “Femme à la montre” pritet të arrijë më shumë se 120 milionë dollarë kur të dalë në ankand këtë vjeshtë.

Piktura në vaj e vitit 1932 do të jetë e ekspozuar për dy ditë në Sotheby’s në Nju Jork në nëntor, kur koleksioni i Emily Fisher Landau do të dalë në shitje.

Piktura, me përmasa (130 x 96,5 centimetra), përshkruan të dashurën dhe “muzën e artë” të Pikasos, Marie-Thérèse Walter, e cila u shfaq në shumë nga portretet e tij.

Sipas shtëpisë së ankandit, portreti është bërë në një nga vitet më te mira të karrierës së artistit spanjoll, i cili ishte objekt i një ekspozite të tërë të organizuar nga Musée Picasso në Paris dhe Tate Modern në Londër në 2018.

Në një deklaratë që shpalli shitjen, Julian Dawes, kreu i Sotheby's, tha: “Femme à la Montre” e Picasso-s është një kryevepër.

Picasso u takua për herë të parë me Walter në Paris në 1927 kur ajo ishte 17 vjeç dhe ai ishte ende i martuar me gruan e tij të parë, Olga Khokhlova, një balerinë ruso-ukrainase. Walter do të bëhej frymëzim për disa nga kanavacat, vizatimet dhe skulpturat e tij më të kërkuara.

Me kalimin e kohës, Picasso e kishte gjithnjë e më të vështirë të fshihte ndjenjat e tij për Walter - diçka që u bë e qartë në vazhdim ku i dha fund martesës së tij.

Artisti pikturoi “Femme à la montre” në gusht 1932, menjëherë pas përfundimit të retrospektivës në Galerie Georges Petit në Paris.

Sipas Sotheby’s, “ndjenja e lirimit nga mbajtja e sekreteve në lidhje me lidhjen e tij duket se është derdhur në këtë kanavacë të jashtëzakonshme, në të cilën ai u jep hapësirë lirive të reja, duke e lagur pikturën me ngjyra të forta dhe forma të bukura, ndërsa në të njëjtën kohë duke i kushtuar vëmendje çdo detaji të vogël, duke krijuar një kompozim që është intensivisht kompleks dhe thellësisht harmonik”.

Picasso vdiq në 1973 dhe Walter në 1977.

Piktura është një nga rreth 120 nga koleksioni i Fisher Landau, një koleksioniste e artit bashkëkohor me famë botërore, e cila vdiq në fillim të këtij viti në moshën 102-vjeçare.

Koleksioni, i cili përfshin gjithashtu vepra nga Mark Rothko, Andy Warhol, Willem de Kooning dhe Georgia O'Keeffe, pritet të shitet për më shumë se 400 milionë dollarë në përgjithësi.

Vitin e kaluar, piktura më kurioze e Walter-it nga Pikaso në të cilën ajo shfaqet si një krijesë deti me tentakula, u shit për 67.5 milionë dollarë në Sotheby's në Nju Jork.

Portretet e Walter nga Pikaso janë bërë shumë të kërkuara, me veprat e tij të tjera të vitit 1932 “Femme assise près d'une fenêtre (Marie-Thérèse)”, shitur për 103.41 milion dollarë në 2021 dhe “Nude, Green Leaves and Bust”, shitur për 106.5 milionë dollarë në 2010.

Në maj 2015, “Les femmes d'Alger” i Pikasos u shit në Christie’s në Nju Jork për 179.4 milionë dollarë - në atë kohë, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një vepër arti në ankand. /CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë