Gazeta Si – Një kryevepër force dhe taktike i ka dhënë fitoren Karlos Sainz në Çmimin e Madh të Singaporit, ku është thyer hegjemonia e Red Bull-it. Piloti spanjoll e udhëhoqi garën nga starti deri në flamurin me kuadrate. Pas tij e kaluan finishin Lando Norris dhe Ljuis Hemilton, duke plotësuar podin.

‘KO’ në xhiron e fundit anglezi Xhorxh Rasëll, kundërshtar i Sainz gjatë gjithë garës. Spanjolli zgjodhi një strategji në fundin e garës, kur gomat ishin konsumuar totalisht, për ta mbajtur me shumë gjakftohtësi kompakt grupin që kishte pas. Në këtë mënyrë përfitoi edhe ndjekësi i tij më i afërt, Norris, që shfrytëzoi DRS-në për t’u mbrojtur nga Mercedesi.
Është fitorja e parë e Ferrarit që pas Çmimit të Madh të Austrisë në 2022-shin dhe e para e administrimit të Vaseur. Pasi e nisi me goma të buta, Leklerk i rrëmbeu vendin e dytë Rasëllit dhe më pas garoi duke ‘mbuluar’ Sainz për gjithë pjesën e parë të garës në Marina Bay.
Our top 10 drivers in Singapore 🇸🇬#F1 #SingaporeGP pic.twitter.com/GkMTWbNxiu
— Formula 1 (@F1) September 17, 2023
Në fund francezit iu desh të kënaqej me vendin e 4-të, përpara Maks Vershtapen. Kampioni në fuqi i botës dhe shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, luajtën ‘bixhoz’ me goma të forta në fillim dhe u renditën në vend të 5-të dhe të 8-të. Red Bull-i ka humbur kështu pathyeshmërinë, që kishte nisur që pas fitores së Rasëll në Brazil.
DRIVER STANDINGS (with seven rounds to go)
— Formula 1 (@F1) September 17, 2023
Hamilton leapfrogs Alonso up to third 📈#F1 #SingaporeGP pic.twitter.com/GpaC1u6jQC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.