Nga Gazeta ‘Si’- Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë.
Meta dhe partia e tij, janë pjesë e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025.
Kujtojmë se pak më herët, Meta, gjatë fjalës së tij për Komitetin Drejtues Kombëtar, “na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues dhe përfaqësues.”
Meta gjithashtu tha se është shumë e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate, “pasi kjo na ndihmon edhe ne, por edhe partitë e tjera aleate për të fituar më shumë mandate në listat e hapura”
“Për ne është vendimtare fitorja e koalicionit, i cili është më i gjeri dhe më përfaqësuesi”, theksoi ai.
Kujtojmë se Sali Berisha, i cili udhëheq koalicionin, në një prononcim për media, kishte deklaruar se Meta do të ishte në listën e sigurt, pasi nuk mund të bëjë fushatë për shkak se ndodhet në burg dh nuk mund të bëjë fushatë, por si duket president i PL-së i ka qëndruar deri në fund dëshirës së tij për të qenë në listën e hapur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.