Lajme

Kryeprokurorja pezullon nga detyra bashkëshortët Dritan Gina dhe Rovena Gashi

Prokurororja e Përgjithshme Arta Marku ka pezulluar nga detyra çiftin e prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi.

Vendimi i Arta Markut erdhi pas njoftimit të Prokurorisë Durrës, e cila akuzon bashkëshortët Rovena Gashi dhe Dritan Gina për refuzim dhe deklarim të rremë të të ardhurave.

Prokuroria e Përgjithshme në njoftimin e saj sqaron se “Pezullimi për Ginën dhe Gashin u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasve Dritan Gina dhe Rovena Gashi për veprën penale: Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.”

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se prokurorët Dritan Gina dhe Rovena Gashi do të jenë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria Durrës.

Dritan Gina ushtronte detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ndërsa Rovena Gashi prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë