Politike

Kryeparlamentari me rotacion, 2 vjet e ka VV dhe 2 vjet LDK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket se janë afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje në prag të së dielës kur edhe ishte afati i fundit i pritjes së Isa Mustafës.

Mediat në Prishtinë njoftojnë se as Kurti as edhe Mustafa nuk kanë lëvizur nga qëndrimet, por me sa duket një darkë në shtëpinë e kryetarit të LDK-së (dhe jo më videomesazhet dhe letrat publike), ka shërbyer për të gjetur një të mesme të artë për atë që ishte molla e sherrit prej disa javësh, postin e Kryeparlamentarit.

Burimet thonë që Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqjen si Kryetar i  Parlamentit. Por Kurti e Mustafa kanë arritur paktin që mesa duket i kombinon të dyja partive. Dy vitet e para të qeverisjes kryeparlamentari i takon Vetëvendosjes dhe dy vitet e dyta Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pra dakordësia është për një rotacion në mesmandati për kreun e Parlamentit.

Po ashtu VV do të mbështesë edhe emrin që LDK do të propozojë për President në janar të vitit 2021, kohë në të cilën përfundon detyrën Hashim Thaçi.

Nëse nuk do të ketë pishman nga njëra apo tjetra palë, dy kryetarët pritet që të hedhin firmat për marrëveshjen në letër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë