Bota

Kryeministrja finlandeze braktis samitin e BE, dyshime se është infektuar

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin u largua nga Samiti i Këshillit Europian në Bruksel të premten pasi zbuloi se ishte ekspozuar ndaj një anëtari të parlamentit finlandez të infektuar me koronavirus.

Para samitit të udhëheqësve të BE që filloi të enjten, Marin mori pjesë në një takim një ditë më parë në të cilën ajo ishte në kontakt të ngushtë me Tom Packalén, një anëtar i Parlamentit Finlandez i cili më vonë doli pozitiv me koronavirus.

Marin është udhëheqësja e dytë që largohet nga samiti si një masë paraprake për parandaluar infektimin e liderëve të tjerë europianë.Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u largua nga samiti të enjten pasdite pasi zbuloi se një anëtar i stafit të saj doli pozitiv me Covid-19.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki as nuk udhëtoi në samit pasi hyri në vetë-izolim në fillim të kësaj jave pas kontaktit me dikë të infektuar me COVID-19.

Marin i kërkoi kryeministrit suedez Stefan Löfven të përfaqësojë Finlandën për pjesën tjetër të samitit. Ajo do të kthehet menjëherë në Finlandë dhe do të bëjë një test. Pas kësaj, ajo do të karantinohet në rezidencën e saj zyrtare, e njohur si Kesäranta.

Gjatë samitit, Marin mbajti një fjalim duke mbështetur përdorimin e video-konferencave midis udhëheqësve të BE, duke argumentuar mbajtja e takimeve fizike duhet të shmangej ndërkohë që pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë