Politike

Kryeministri Rama jep dritën jeshile për rikthimin e basteve sportive, por me disa kushte

Nga Gazeta 'SI' - Në dëgjesën publike për rikthimin e basteve online, kryeministri Edi Rama dhe dritën jeshile me, por me disa kushte.

“Ne do ta shikojmë me shumë pozitivitet këtë gjë, do të vendosim kushte shumë të forta, do të kërkojmë patjetër nëse kjo do të bëhet, të bëhet me kompani ndërkombëtare, nuk do të lejojmë riciklimin e asnjë lloj gjëje që nuk sjellë këtu kulmin e transparencës, kulmin e garancive për lojtarët dhe patjetër kulmin e ligjshmërisë, dhe këto janë të garantuara nga kompani të mëdha ndërkombëtare, të cilat operojnë botërisht dhe operojnë në zonën e Bashkimit Europian”- tha, kryeministri.

 Ai eliminoi mundësinë e hapjes së sallave, por tha se do të ndodhë vetëm “marrja” e aktivitetit online.

“Po flasim për marrjen e këtij aktiviteti nga duart e ekonomisë së zezë dhe jo hapjen. Nxjerrjen e këtyre përfitimeve në dritë, sepse as Kina nuk e bllokon dot. Ne jemi në pozitë. Sporti dhe kultura ndikojnë drejtpërdrejtë në ekonomi.”

Kryeministri  njoftoi se në rast miratimi, aktiviteti do të monitorohet nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave do t’i mbajë duart larg sepse “i do paratë për buxhetin e shtetit dhe përsëri sporti e kultura do të lihen pas dore.”

Duke supozuar miratimin e vendimit për rikthimin e basteve online, Rama tha se do të një shumë e konsiderueshme nga ky aktivitet do ti kalojë sportit.

“Dhe unë kam qenë shumë i qartë që këto të ardhura të cilat ne i llogarisim që të jenë shumëfish më shumë se nga sa ne kontribuojmë çdo vit të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë, por në mënyrë shumë të qartë dhe dedikuar, pjesën e luanit do ta marrë sporti”, - tha Rama.

Ministrja e Sportit dhe Arsimit, Evis Kushi, pjesë e panelit, u shpreh se ndonëse ka qenë shumë skeptike, tani është pro për rikthimin e basteve online, sepse ky është një aktivitet që sjell shumë të ardhura në ndihmë të sportit.

Drejtori i lojërave të fatit, Zhani Çakuli tregoi se nëse do të hapen bastet, çdo gjë do të jetë nën kontroll dhe personat që do të luajnë do të regjistrohen me kartë identiteti.

Po ashtu, nëse qeveria miraton ligjin ai tha se kanë parashikuar që të monitorohet online çdo transkasion, që lëhtësohet nga përdorimi i kartave, ndërsa të ardhurat do të dyfishohen.

“Çdo transaksion do monitorohet dhe të ardhura do të shkojnë nga 50 mln që kanë qenë ne parashikojmë që të ardhurat të shkojnë në 100 mln”, u shpreh Çakuli.

Kreu i KOKSH, Fidel Ylli, qartësoi se propozimi për rihapjen e basteve sportive ka ardhur bashkë me propozimin që aktiviteti të monitorohet nga shteti dhe jo privati.

“Unë vetë kam qenë në parlament kur kamë votuar pro mbylljes së basteve, pasi kishin mbirë si kërpudha në çdo cep. Tani po luhet më shumë në rrugë ilegale. Unë them të mbyllen bastet në të zezë. Ti kontrollojë shteti. Nuk ka shtet europian dhe ligj evropian që i ndalon bastet. Ligjet tona duhet të njehsohen me ligjet europiane. Sot luhet me miliona, sporti nuk merr asnjë lek. Kur shtete europiane i kanë këto ligje, i kanë me standarde, po ne kaq të pasur jemi që nuk i kontrollojmë dot, nuk marrim asnjë lek. Është më mirë që ti nxjerrim nga errësira, ti kontrollojë shteti, që sporti të përfitojë dhe të ndërtojë pishina, palestra”.

Armand Duka, kreu i FSHF-së, u shpreh pozitiv për faktin që ministrja Kushi, kishte rënë dakord për punën e rifillimit të basteve. “Në takimin e parë kur kam qenë në zyrë me ministren ishte skeptike. Kemi parë që bastet sportive luhen në gjithë botën. Ne themi që ato që luhen të luhen në mënyrë të ligjshme. Në një farë mënyrë liron edhe Ministrinë e Brendshme, sepse çdo aktivitet i paligjshëm krijon kriminalitet dhe ka shpenzime më shumë për buxhetin e shtetit”, - tha Duka.

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, pjesë e takimit, bëri një bilanc të 3 viteve të fundit duke treguar se nga 2019-a, janë bllokuar 6 mijë linke online të faqeve të internetit ku ushtroheshin bastet.

“Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar”, - u shpreh Vocaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë