Politike

Rama: Mbyllja e basteve ishte vendim i drejtë. Ministria e Sporteve është dakord për formalizimin

Nga Gazeta 'SI' - Kryeministri Edi Rama theksoi se mbyllja e lojërave të fatit para 4 vitesh ishte vendim i drejtë, që shmangu shqrtësime dhe situata të katandisura familjare deri në tragjedi.

Kreyministri po mban sot dëgjesën publike për kërkesën e rikthimit të basteve online në Shqipëri dhe formal dëgjesë publike për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre, nga KOKSH.

“Kjo ftesë është rezultat i një presion pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga ana juaj që keni përsëritur në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizmin e basteve sportive. E kemi ndjekur këtë debat që keni hapur, ministrja e Arsimit dhe Sportit ka bërë komunikime me ju për tju dëgjuar nga afër shqetësimin, por edhe pretendimet tuaja. Padyshim që këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për aktivitetin sportiv, qoftë për federatat e shumë sportit qoftë për FSHF. “Sot jam shumë i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik dhe brenda nesh kemi diskutimin tonë- u shpreh Rama.

Ai shtoi se në këto vite qeveria ka pasur kohë të konsiderojë anët pozitve dhe negative të aktivitetit online të basteve.

Pas kryeministrit, fjalën e mori kreu i KOKSH, Fidel Ylli, i cili tha se ata propozojnë formalizmin dhe kontrollin nga shteti të këtyre basteve dhe vendosjen e disa kritereve kufizuese.

“Unë vetë kam qenë në parlament kur kamë votuar pro mbylljes së basteve, pasi kishin mbirë si kërpudha në çdo cep. Tani po luhet më shumë në rrugë ilegale. Unë them të mbyllen bastet në të zezë. Ti kontrollojë shteti. Nuk ka shtet europian dhe ligj evropian që i ndalon bastet. Ligjet tona duhet të njehsohen me ligjet eUropiane. Sot luhet me miliona, sporti nuk merr asnjë lek. Kur shtete europiane i kanë këto ligje, i kanë me standarde, po ne kaq të pasur jemi që nuk i kontrollojmë dot, nuk marrim asnjë lek. Është më mirë që ti nxjerrim nga errësira, ti kontrollojë shteti, që sporti të përfitojë dhe të ndërtojë pishina, palestra”.

Më pas, dakord me Yllin ra edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka. Ai u shpreh pozitiv për faktin që ministria e Arsimit dhe Sportit kishte rënë dakord për punën e rifillimit të basteve. “Në takimin e parë kur kam qenë në zyrë me ministren ishte skeptike. Bastet sportive luhen në të gjithë botën. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk ekziston. Ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme. Në fund e çliron edhe ministrinë e Brendshme se nuk do merret, pasi do jetë e ligjshme”, - u shpreh Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë