Kryeministri grek Alexis Tsipras është shprehur për negociatat me Shqipërinë pas një takimi të zhvilluiar me homologun maqedonas, Zoran Zaev në Sofje të Bullgarisë.
“Negociatat me Shqipërinë janë më të vështira se ato për emrin me Maqedoninë, për shkak të kufirit detar dhe të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Megjithatë – theksoi Tsipras – negociatat mes Athinës dhe Tiranës mbi këto çështje të hapura janë të kënaqshme dhe është bërë progres i dukshëm”.
Tsipras deklaroi se mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë, për sa kohë ato do të përmbushin kriteret, duke vënë në dukje se në Samitin e BE-së në fund të qershorit dëshiron të hapen negociatat për pranimin në BE të dy vendeve fqinje.
Liderët e Ballkanit u mblodhën një ditë më parë në Bullgari, ku u mbajt Samiti i Sofjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.