Lajme

Kryeministri francez: Paradoks, kërkesa për azil nga një vend kandidat për BE

Shqipëria dhe shqiptarët nuk i shpëtuan debatit të hapur në Asamblenë Parlamentare franceze, ku për shqyrtim është një propozim i Qeverisë së Eduard Filipe për të ndryshua rregullat e pranimit të emigrantëve të paligjshëm dhe të azilkërkuesve.

Duke u ndalur tek azilkërkuesit, Kryeministri France, Filipe tha se vihet re një paradoks.

“Paradoksi është se në 2018 kemi patur numër më të lartë të kërkesave për azil edhe se në vitet 2014-2015, kur ishte kriza e fluksit të refugjatëve nga Siria dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme. Tre janë vendet ku burojnë kërkesat më të larta për azil. Afganistani, Shqipëria dhe Gjeorgjia. Kuptojmë që në rastin e parë ka njerëz që kërkojnë mbrojtje, por në dy rastet e dyta bëhet fjalë për vende që ne i konsiderojmë të sigurta, ku mbizotëron demokracia dhe shteti i së drejtës”, deklaroi ai.

Filipe tha se sistemi francez i shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave për azil është mjaft bujar dhe kërkoi që të ndërhyhej për këtë. Në draft-propozimin e qeverisë kërkohet që kërkesat për azil që burojnë nga vendet që Franca i konsideron si të sigurta të refuzohen menjëherë dhe ndaj personave që paraqesin këto kërkesa të merren masa penalizuese, duke filluar që nga refuzimi i hyrjes në Francë për një periudhë të caktuar.

Sa i takon emigracionit, Filipe tha se duhet ndërhyrë në ligj dhe të përcaktohet ose me kuota nga vende, apo rajone të caktuara, ose kuotat të përcaktohen sipas profesioneve. “Ne duhet të tërheqim më shumë profesionistët”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë