Politike

Kryemadhit i sekuestruan celularin, Meta: Nuk mbaj përgjegjësi as për vajzën time që sot është 18 vjeç, jo më për gruan

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, është pyetur  ndër të tjera edhe për rekursin e bërë në Gjykatën e Lartë nga Monika Kryemadhi për t’i kthyer celularin dhe nëse ai ishte pjesë në këtë çështje.

Meta tha se për këtë mund të flasë vetë Kryemadhi pasi ai nuk mban përgjegjësi për asnjë njeri në raport me ligjin.

“Nuk mbaj më përgjegjësi për asnjë njeri, për çdo sjellje në raport me ligjin.  Nëse deri dje thosha mbaj përgjegjësi vetëm për vajzën time edhe ajo tani i ka mbushur 18-vjeç. Ajo që dua t’ju siguroj  ju dhe shqiptarët  që sjellja ime në raport me ligjin ka qenë perfekte.

Janë mercenarët dhe zarat e Ramës që përpiqen të fabrikojnë dhe përdorin njerëz me krime të rënda që duhet të ishin në burg kundër Ilir Metës.

Çështja CEZ-DIA është regjistruar nga McGonigali. Cështja është regjistruar në dhjetor të vitit 2019. Ky është një moment mes manifestimit të parë të paralajmëruar nga unë, si një mjet presioni kundër Presidentit të Republikës, që të pranonte betimet e faqezinjve...”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë