Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me LRI-në e Shkodrës.
Në fjalën e saj, Kryemadhi ka sulmuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Rama, gjë që shpjegon faktin se pse u pozicionua në opozitë.
Ajo gjithashtu theksoi se në qershor të 2017-ës, LSI vendosi për shumë arsye që të ishte kundër qeverisë, edhe pse te disa njerëz solli sipas saj zhgënjim.
“Për hir të së vërtetës dua të theksoj se LSI pas zgjedhjeve të 2017-ës nuk kishte më mënyrë tjetër, por vetëm një qëndrim të saj, pozicionimin e saj në opozitë. Dalja në opozitë mund të ketë qenë zhgënjim për disa njerëz, por ishte e domosdoshme. Ose do të bëheshim palë me qytetarët, ose për t’u bërë pjesë dhe bashkëfajtor me grupet kriminale të Edi Ramës. Kemi dëgjuar shprehje vulgare të Ramës ku me tutat e tij të sportit që fliste për kazanin, shushunjat, garuzhde dhe tepsitë. Sot ai i ka vetë të gjitha këto. Qeverisja me ta ka qenë një qeverisje ku ministrat e LSI-së kanë bërë më shumë se kushdo tjetër, edhe kur kryeministri i sabotonte me punën e tyre”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.