Audiolajme

Kryemadhi s’e dëgjon Metën, shfaqet sërish pa maskë: Por do ta vendos në rrugë

Kryemadhi s’e dëgjon Metën, shfaqet sërish pa maskë: Por do ta vendos në rrugë

Monika Kryemadhi ka shpërfilluar apelin e Presidentit Ilir Meta dhe në takimin e radhës me strukturat e partisë është shfaqur sërish pa maskë.

Kryetarja e LSI-së ishte këtë të diel në një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës. Në këtë takim, ajo tha se maska nuk mbron nga pandemia, por vetëm sa mbulon dhimbjen që ka pushtuar vendin dhe për vendosjen e saj nuk e bindi as maska me logon e partisë që drejton.

“Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjen që ka pushtuar këtë vend. Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe. Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Rama ndryshoi edhe ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe, sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt”, deklaroi ajo.

Kryemadhi përsëriti thirrjen drejtuar socialistëve, të cilëve u thotë se dera e LSI-së për ta është e hapur, ndërsa të rinjtë i ftoi që të marrin në dorë fatet e vendit.

“Ne më 25 prill ju ftojmë që të bëheni pjesë e ndryshimit. Nuk ju ftojmë që të bëheni politikanë, fjalime të mëdha, por që të bëheni politikbërës, vendimmarrës! Të bëni politika për veten tuaj, të merrni vendim për veten tuaj, të krijoni mundësi e hapësira për njëri-tjetrin që jo vetëm të krijojmë shanse të barabarta për ne që jemi këtu, por për të gjithë”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë