Politike

Kryemadhi: Rama mori 885 milionë euro kredi në Bruksel

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Durrësit, nga ku lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama .

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë Rama do të fusë dorën në xhepat e qytetarëve për kreditë 885 milion euro që do të marrë Shqipëria nga Brukseli.

Në një takim në Durrës Kryemadhi shprehet se Rama nuk ka asnjë meritë dhe thotë se kredia që do i vijë Shqipërisë do sjellë rritje të taksave të energjisë elektrike, ujit, karburanteve apo taksave bashkiake.

 “Nuk besoj se është meritë e një kryeministri që të marrësh 850 milion euro. Kur në fakt janë borxh që do ta paguajmë ne me taksat tona. Do të fusi dorën në xhepin e shqiptarëve, dhe mos u çudisni kur fatura e dritave dhe ujit të dyfishohet. Mos u çudisni kur taksat të dyfishohen. Pse, se duhet të paguajmë këto borxhe. Edhe këto pak para grante që ka marrë që janë 250 milion euro”, tha Kryemadhi.

 Po ashtu ajo thotë se këto para do të përdoren për interesa të vetë Ramës dhe qytetarët do të qëndrojnë dhe dimrin e ardhshëm në çadrat e kalbura nga viti i kaluar.

“Që edhe sot e kësaj dite, 3 muaj nga tërmeti vazhdojnë e flenë në çadra. Ku edhe sot, 3 muaj pas tërmetit, familjet banojnë në shtëpi me qira shumë herë më të shtrenjta. Sot pasi u zbërthye skema e kontributeve, dhe vraponte për të thënë që është meritë e tij, por Edi Rama nuk ka ndërmend të marrë punëtorë për të ndërtuar por do të marrë punëtorë nga jashtë që shqiptarët të vazhdojnë të ikin’, theksoi kryetarja e LSI-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë