Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, edhe sot ndodhet në SHBA në kuadër të një vizite zyrtare dhe sipas një postimi në Facebook, ka pasur biseda me ish-anëtarë të rëndësishëm të Kongresit Amerikan.
Kryemadhi shkruan se ka biseduar për integrimin e Shqipërisë në BE.
Postimin e plotë
Dje dhe sot pata biseda të frytshme me ish-anëtarë të rëndësishëm të Kongresit Amerikan.
E ftuar në takimin vjetor organizuar në Uashington, ndër të tjera biseduam për integrimin e Shqipërisë në BE dhe krizën e emigrantëve që po përjeton së fundmi kontinenti ynë.
Ndër të tjera, e rëndësishme për bashkëbiseduesit amerikanë ishte fakti që kriza e emigrantëve në Europë kërkon një qasje të re në qëndrim.
Kjo ka të bëjë sipas tyre edhe me forcimin e shteteve europiane, si dhe me ndryshimin rrënjësor të jetës politike dhe ekonomike të vendeve që eksportojnë refugjatë.
Këto politika do të dekurajonin largimin masiv të njerëzve dhe do të krijonin kushte më të mira për popullsinë e vendeve që janë burim për emigracionin e paligjshëm.
Ky është vizioni që duhet të këtë Shqipëria për të punuar për të rinjtë e Shqipërisë dhe jo për të asgjesuar çdo shans të tyre.
Loja e qeverisë me refugjatet është një lojë tërësisht në kurriz të shqiptarëve!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.