Politike

Kryemadhi në Fier: Rama vrau punësimin, por edhe ne jemi fajtorë

Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nga një takim me strukturat e kësaj partie në Fier, u shpreh se “kryeministri Edi Rama ka bërë që shumë të rinj dhe të reja të largohen nga Shqipëria, pasi Rama është “vrasës” i punësimit.
“Në xhepat tuaj pakësohen paratë dhe shtohen faturat e larta, energjisë ujit dhe taksat e bashkisë. Rriten faturat e kopshtit të fëmijëve. Kjo ka sjellë që shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Bashkë me varfërinë dhe me mungesën e shërbimeve, shqiptarëve u shtohet edhe malli për fëmijët e tyre. Është rritur me 22% emigrimi. Ata janë shkolluar, por largohen se nuk kanë mundësi pune. Ishim në SHBA ku u takuam me të rinj e të reja. Ata donin të ktheheshin sa më shpejt. Ajo që donin të ktheheshin sa më shpejt. Edi Rama është një “vrasës” i punësimit. Vetëm vitin kaluar emigracioni u rrit me 22%”, tha Kryemadhi.
Ndër të tjera ajo shtoi se nëse në Shqipëri nuk veprohet për ndryshim, rrezikojmë që të mbetemi një vend i varfër. Gjithsesi, ajo ka shtar se një pjesë e fajit i përket edhe opozitës e cila nuk ka vepruar.
“Rama nuk hapi 300 mije vende pune. Por i largoi. Nuk hapi 300 mije vende pune dhe rrogat nuk i rriti. Edi Rama, një “vrasës” i punësimit dhe sidomos i punësimit të të rinjve. Ajo që ndjejmë çdo ditë është që të rinjtë besojnë te LSI. Ndjehemi krenarë që rinia beson tek LSI, sepse ne u kemi dhënë mundësi të rinjve. Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt plakjes. Ata fajësonin politikën. Ne kemi faj, pasi nuk ia kemi kujtuar Ramës 300 mijë vendet e punës. Ai jo vetëm që nuk hapi aq, por mbylli vende pune, biznese dhe la në rrugë familje duke rritur madje edhe kostot, çmimet edhe taksat”, tha Kryemadhi nga Fieri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë