Politike

Kryemadhi: Me taksat e të rinjve paguhen hotelet luksoze të oligarkëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në 15-vjetorin e partisë ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë, duke deklaruar se taksat e të rinjve dhe të rejave shqiptare shkojnë për hotelet luksoze të oligarkëve.
Sipas Kryemadhit, në momentin që LSI do të vijë në pushtet do të vendosi takstë të sheshtë.
‘Ne do vazhdojë të rikonstrukturojmë ekonominë. Të realizojmë reformën në arsim dhe të reformojmë drejtësinë. Duke toleruar tolerancën zero që të ndihmomjë shqiptarët. Tashmë do të përgatisim një palatformë për çdo të ri që hap biznesin e tij deri më 30 vjeç . Ne besojmë që taksat që u merren të rinjve dhe të reja dhe jam e bindur që me takstat tona i paguan hotelet luksoz e oligarkëve’, deklaroi Kryemadhi.
Ai iu drejtua me një thirrje të fortë qytetarëve shqiptarë, ndërsa kërkoi prej tyre të braktisin menjëherë qendrat tregtare të oligarkëve dhe pazaret t’i kryejnë në dyqanet e lagjeve.

“Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë anëtarëve të LSI, por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershëm që ushqimet e tyre të përditshme mos ti blejnë në qendrat e mëdha tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve, te komshinjtë e tyre: Unë I bëj thirrje anëtarëve të LSI së pari, por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla”-theksoi Kryemadhi.

Nga Pallati i Kongreseve, Kryemadhi theksoi se ka ardhur koha të braktisim njëherë e mirë makinacionet që iu shërbejnë njerëzve të lidhur me qeverinë dhe kjo përkrahje të adresohet tek qytetarët që punojnë me ndershmëri për të rritur fëmijët e tyre.

“Si socialistë demokratë ne jemi munduar ta bëjmë këtë dhe më parë, kryesisht me iniciativa parlametare, por të jemi të sinqertë nuk ja kemi dalë. Ndryshe nga Rilindja edhe kur kemi qeverisur me ta, kemi insistuar për arsim falas, sepse arsimimi i të rinjve në kushte sa më optimale është baza për një shoqëri të shëndetshme. Si opozitë e bashkuar kemi kundërshtuar çdo koncesion në kurriz të pasurisë së shqiptarëve. Sepse këto janë parimet tona bazë. Ne kemi mbështetur çdo iniciativë në ndihmë të personave në nevojë,sepse kjo është busulla jonë e orientimit", deklaroi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë