Lajme

Kryemadhi: Kur të shkoni në Bllok, vishni antiplumb

Vrasja e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut tronditi kryeqytetin dhe përhapi panik te banorët e kësaj zone. Gjithashtu nuk kanë edhe reagimet nga radhët e politikës.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke u bazuar te ngjarja kriminale ka dhënë një porosi për të gjithë ata që frekuentojnë zonën e Bllokut në Tiranë.

Nga një takim i LSI-së me simpatizantët në qytetin e Beratit, Kryemadhi foli për gjendjen e rënduar në vend, e duke iu referuar krimit të dy netëve më parë, tha se ata që pinë një kafe në Bllok duhet të marrin një jelek antiplumb.

“Shteti ka rënë! Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar, por nuk ndalohen”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u bëri apel shqiptarëve që të zgjohen nga ai që e quajti gjumi i hashashit për të rrëzuar kryeminsitrin Edi Rama.

“Ta rrëzojmë njëherë e përgjithmonë që qytetarët të jenë të barabartë para ligjit dhe shtetit. Ai 20 vite në pushtet është njeriu me jetëgjatësinë më të madhe në pushtet, por do ta marrë në qafë tahmaja e tij. Nuk do ta largojë opozita, por populli. Ai frikën e popullit ka. Ne si opozitë kemi qëllim t’iu hapim sytë, t’iu zgjojmë ngja gjumi i hashashit”, tha ndër të tjera Kryemadhi.  


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë