Lajme

Kryemadhi: Integrimi mbetet iluzion. Urdhëroni “falangat” të lirojnë kuksianët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend ditën e sotme u shpreh se dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave është një lajm i bukur, por integrimi real në BE mbetet ende një iluzion.

“Dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave është një lajm i bukur, por integrimi real në BE mbetet ende një iluzion. Reforma në drejtësi dhe në administratë mbeten kushte kryesore. Arritje nuk mund të quhet dorëheqja e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kanabizimi dhe kthimi i vendit në një qendër të trafikut të drogës është e gjitha përgjegjësi e kësaj qeveria. Shqiptarët janë koshientë që janë më të varfër se një vit më parë, bizneset po falimentojnë dhe për këtë përgjegjësi qeveria mbyll veshët”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI, kërkoi lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar për protestën e dhunshme kundër taksimit të Rrugës së Kombit.

“U bëj thirrje të urdhëroni falangat tuaja në prokurori dhe gjykatë të lirojnë kuksianët. Ne kemi mbështetjen e shqiptarëve. 11 protestues të varfër po mbahen padrejtësisht në burg.

Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë