Lajme

Kryegjyshata e Bektashinjve i dhuron Policisë maska dhe dezinfektantë

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i ka dhuruar Policisë së Tiranës maska dhe detergjentë dezinfektues.

Kryegjyshi Baba Mondi ka shprehur solidaritet me policinë në këto ditë të vështira të shkaktuara prej pandemisë së Covid-19 dhe ka falënderuar mjekët e policët për punën e tyre.

“Roli i policisë shumë i rëndësishëm në përballimin e kësaj situate të vështirë. Pas mjekëve, policia në vijën e parë të frontit në përballimin e situatës”, është shprehur Baba Mondi.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka falënderuar Baba Mondin për ndihmën.

“Ndihmë e rëndësishme për policinë, e cila është në shërbim të qytetarëve. Kemi parë se qytetarët po respektojnë masat e vendosura nga qeveria”, tha Jaupaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë