“Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”. Kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë së Tiranës në rrjetet sociale, në 6 shtator e nxiti redaksinë e Faktoje të verifikojë se për çfarë vlerësimi bëhet fjalë.

Nga data 3 deri në 4 shtator kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën e përvitshme “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vjenë, ku së bashku me homologë dhe personalitete, të ftuar diskutuan në një tryezë të rrumbullakët mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.
“Faktoje” komunikoi (Kliko këtu) me organizatorët për të pyetur nëse gjatë kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse po, a i është dhënë një i tillë kryetarit të Bashksë së Tiranës Erjon Veliaj.

Në përgjigjen që Faktoje mori nga shkëmbimi i e-maileve shpjegohet se OKB nuk ka dhënë asnjë çmim apo vlerësim. “Erion Veliaj ishte një nga folësit pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët për kryetarët e bashkive dhe qyteti i Tiranës ra dakord të mbështesë deklaratën për të cilën bëhej eventi.”-thuhet në përgjigjen e organizatorëve të “Bridge for Cities 4.0”.
Përgjigja zyrtare nga OKB:

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.