Politike

Kryebashkiaku: S'e dija se isha i dënuar, do e deklaroja se s'më pengonte kandidimin

Disa orë pasi Partia Demokratike i nxori dokumentin e vendimit të dënimit të Gjykatës greke, si dhe të bërjes publike të lajmit ka reaguar kryebashkiaku i Mallakstrës, Qerim Ismailaj, i cili me anë të një deklarate shprehet se i qëndron asaj se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar në Greqi. Por në deklaratën e tij, Ismailaj shprehet nëse asgjë nuk e pengonte të deklaronte dënimin, por shton se s'ka qenë në dijeni.
"Lidhur me shkresat e paraqitura sot nuk kam patur dijeni sepse po te kisha, fare thjesht do t'i deklaroja në formularin e Dekriminalizimit, pasi vepra dhe koha për të cilën presupozohet të jem i dënuar nuk është në kushtet që të më pengonte kandidimin apo ushtrimin e detyres dhe për këtë qëllim do të ndjek çdo rrugë ligjore për zbardhjen e të vërtetës si këtu ashtu dhe në Greqi!", deklaron kryebashkiaku i Mallakastrës.

Vendimi i denimit, faksimile e botuar nga PD kunder Ismaulajt. Gazeta "Si", 10 janar 2020


Pra ai ndan një qëndrim ndryshe nga PD-ja, ku sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi që theksonte se ligji e ndalon kandidimin e kryebashkiakut socialist.
"Lidhur me pretendimin se nuk është kryer dënimi i presupozuar, pasi nuk më kanë gjetur, theksoj se kam udhëtuar me dhjetëra herë në Greqi dhe jo vetëm dhe asnjëherë në asnjë pikë kufitare nuk më është refuzuar hyrja, apo për më tepër që të jem ndaluar! Në periudhën kur ka dalë ky i ashtëquajtur vendim kam punuar mësues në shkollën “I.Shehu” Çorrush si dhe në 12 tetor 2000 jam zgjedhur kryetar i komunës Kute", thekson Ismailaj.
Më tej ai thekson se i përrbuz me neveri çdo etiketim të bërë nga ana e PD në adresë të tij, pasi nuk ka kryer asnjë veprimtari të jashtëligjshme, duke shtuar se "por mund të më kenë ngatërruar me personazhet kriminelë, hajdutë, apo trafikantë që mund t'i ketë pasur apo mund t'i ketë akoma në gjirin e saj".
Numri dy i PD-së, Gazment Bardhi publikoi dokumentin i prokurorisë greke, se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është dënuar në Greqi me 3 vjet burg, por e ka fshehur atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë