Ne rrjet

Kryebashkiaku i Milanos thirrje turistëve: Ju lutem rikthehuni!

Kryebashkiaku i Milanos është përpjekur sot të pakësojë alarmin për shpërthimin e koronavirusit në Italinë fqinj. Në një video, Beppe Sala i bëri thirrje të gjithë turistëve që të ktheheshin në qytetin e tij.

"Fatkeqësisht, disa media raportojnë lajme të rreme për situatën në veri të Italisë, e cila nuk korrespondon me realitetin. Ne jemi goditur nga një krizë që nuk njeh gjeografi sepse ky virus është një çështje globale," tha Sala.

"Ne mezi presim që t'ju shohin në qytetin tonë dhe t’ju mikpresin me kulturën, modën, ushqimin dhe stilin tonë të jetesës," shtoi ai. "Dyert e Milanos janë të hapura", tha kryebashkiaku.

https://twitter.com/BeppeSala/status/1235610876310417408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1235610876310417408&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.co.uk%2Fnews%2Flive%2Fworld-asia-51764135

Italia është vendi më i goditur në Europë, me më shumë se 3.800 raste dhe 148 vdekje. Epidemia ka prekur dy rajone më të pasura të Italisë, Lombardinë dhe Veneto, duke dëmtuar industrinë dhe turizmin

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë po përgatitet për të shpallur gjendjen e pandemisë pasi sipas saj virusi është përhapur pothuajse në të gjithë globin. Kjo do të thotë që të gjitha shtetet do të duhet të zbatojnë direktivat e Organizatës, masa emergjence që mund të kalojnë nga ndalesa e aktiviteteve të prodhimit e deri në mbylljen e kufijve pasi ato të hartuara deri tani, në situatën e krijuar mund të shërbejnë vetëm për të minimizuar ndikimin dhe jo më për të bllokuar përhapjen e virusit, që tani konsiderohet e pamundur

Aktualisht, për OBSH-në, jemi në fazën 5, ajo e "alarmit pandemik", kur akoma është e mundur që virusi të izolohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë