Bota

Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja raste rekorde të infektuarish

Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja kanë raportuar sot rekordin më të lartë të rasteve ditore të të infektuarve. Kroacia njoftoi regjistrimin 1,563 raste të reja, gati gjysma e të cilave ishin në Zagreb.

Numri i të infektuarve në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë, është dyfishuar në krahasim me nnjë ditë më parë. Zagrebi regjistroi 705 rastesh të reja të enjten krahasuar me 337 të infektuar. Deri më tani Kroacia ka regjistruar 29,850 raste me 406 viktima dhe ka aktualisht 7,380 raste aktive.

Sllovenia fqinje raportoi gjithashtu të enjten një numër rekord të lartë të rasteve ditore deri më tani, duke arritur 1,663 raste. Ndërkohë, fqinji jug-lindor i Kroacisë, Bosnja, gjithashtu raportoi të enjten një rekord 999 rastesh të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 37,314, me 1,051 viktima.

Hungaria ka pësuar po ashtu një rritje rekord të rasteve të reja, duke u kërkuar ekspertëve të shikonin në efektivitetin e vaksinave të zhvilluara nga Rusia dhe Kina për blerje të mundshme të mëvonshme. Rusia deri më tani ka licensuar dy vaksina të koronavirusit dhe është në rrugën e saj për të licencuar një të tretën. Katër vaksina kineze thuhet se janë në fazën e tretë. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë