Politike

Kriza politike, Meta thërret Meidanin për konsultime

Pas takimit me partitë e opozitës jashtë parlamentare, presidenti Ilir Meta ka  zhvilluar sot pasdite një takim me ish-presidentit Rexhep Meidani.

"Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale", shkruan presidenti me anë të postimi në rrjetet sociale.

Kreu i shtetit mbajti një deklaratë për median pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe krerët e partive aleate të opozitës jashtë parlamentare. Në të përmendej se presidenti ishte pro idesë së shprehur nga opozita mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshhme në vend. Ndërsa paralajmëronte se nuk do të lejonte atë që ai e cilësonte si një puç ndaj presidentit sa i përket dekreteve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë