Futboll

Kriza e Bajernit nuk ka fund, mundet nga Mainz dhe i lëshon kreun Borusias

Gazeta Si – Pesë javë para fundit të kampionatit, Bajern Mynih rrezikon edhe titullin në Gjermani, pas eliminimit në Ligën e Kampionëve. Bavarezët u mundën 3-1 nga Mainz dhe tashmë janë parakaluar në renditje nga Borusia Dortmund, që fitoi 4-0 ndaj Eintraht Frankfurt.

Bundesliga është hapur, si asnjëherë gjatë 10-vjeçarit të fundit. Bajerni është në krizë të thellë dhe Borusia Dortmund në krye të klasifikimit. Në këtë pikë të kampionatit kjo gjë nuk ndodhte prej sezonit 2011-12. Pas eliminimit nga Kupa e Gjermanisë dhe Championsi, Tuhel vë në rrezik serioz edhe titullin në Bundesligë.

Deshperimi i lojtareve te Bajernit pas humbjes. Gazeta Si, 22 prill 2023

Borusia Dortmund zbriti në fushë, duke e ditur humbjen e Bajernit. Ishte mjaft agresive dhe shënoi 2 gola të shpejtë me Belingham dhe Malen, për ta thelluar më pas diferencën në 4-0 me Humels che sërish Malen. Për Borusian ishte një mbrëmje feste për kreun e renditjes.

Te Bajerni u kthye titullar Mane pas pezullimit. Trajneri Tuhel la jashtë formacionit Gnabrin, Sané dhe Koman. Bavarezët e nisën mirë, Mane shënoi fillimisht një gol që iu anulua nga VAR-i, më pas ai realizoi golin e parë të 2023-shit, pas krosit të Kanselo nga e majta. Bajerni ishte dominues në fushë, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, ekipi u zhduk nga fusha.

Mainzi i shtangu të gjithë, duke shënuar 3 golat e përmbysjes me shumë kurajë. Bajerni u zgjua vetëm në kohën shtesë me Tel, që iu afrua golit të dytë. Ishte shumë vonë dhe kjo situatë e shqetëson shumë Tuhel, skuadra ka rënë shumë psikologjikisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë