Futboll

Kristjan Asllani tregon klasin, super asist për golin e fitores së Interit

Gazeta Si – Fitorja 3-4 e Interit në miqësoren me Salcburgun ka edhe shenjën e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. Në fundin e ndeshjes ai dha një pasim të kalibruar nga distanca për Sensin, që shënoi golin e 4-t për zikaltrit.

Asllani u fut në fushë në minutën e 70-të dhe tregoi klasin e tij. Jo më kot opinioni dhe specialistët e futbollit në Itali e kritikojnë trajnerin Simone Inzagi për faktin që nuk i jep më shumë minuta lojtarit shqiptar.

Në miqësoren e Salcburgut debutoi portieri Somer, që bëri një paraqitje për t’u harruar me disa gabime. Për Interin shënuan edhe De Vrij dhe Korrea, ndërsa golin e parë e shënuan vetë austriakët në portën e tyre me Pavloviç. Salcburgu humbi dy penallti në këtë ndeshje.

Për t’i falur skuadrës së tij emocionet e fitores, edhe pse ishte vetëm një miqësore, mendoi Asllani me atë pasim magjik për Sensin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë