Futboll

Kristjan Asllani ‘i uritur’: Sezonin e ri dua titullin kampion me Interin!

Gazeta Si – Pak kohë më parë, nga grumbullimi me kuqezinjtë, Kristjan Asllani deklaronte se nuk kishte shans të largohej nga Interi, apo të huazohej në ndonjë skuadër tjetër. Tani, duke folur për ‘Inter TV’ nga grumbullimi me zikaltrit, ai thekson se këtë sezon do të fitojë titullin kampion në Serinë A.

"Te kthehesh këtu dhe të shohësh përsëri shokët është një emocion shumë i bukur. Të mungon dhoma e zhveshjes kur je me pushime. Mezi presim të fillojmë ndeshjet. Kam shumë dëshirë, më mungon shumë fusha.

Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares dhe Interit. Gazeta Si, 21 korrik 2023

Objektivat? Do të flasim me trajnerin, por e dimë që këtë vit do të përpiqemi të fitojmë titullin kampion”, - është shprehur mesfushori i Kombëtares shqiptare.

"Sezoni i fundit ishte shumë i bukur, një eksperiencë shumë e rëndësishme për mua. Shpresojmë të bëjmë akoma më mirë këtë sezon. Përgatitjet kanë shumë rëndësi, na duhet ‘benzinë’ në këmbët tona për ta shkuar në gjendjen më të mirë të mundshme më 20 gusht", - shton futbollisti kuqezi.

Asllani shpreson shumë që sezonin e ri të ketë më shumë minuta. Nga skuadra është larguar Brozoviç dhe është afruar Fratezi, megjithatë lojtari kquezi konsiderohet si zënjë zëvendësues më adapt i kroatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë