Futboll

Kristiano Ronaldo thyen të tjera rekorde me Mançesterin, kalon dhe Ibrahimoviçin

Në moshën 36-vjeçare, Kristiano Ronaldo nuk rresht së befasuari. Ai ecën gjithmonë e më shpejt. Rikthimi i tij te Mançester Junajitd është shoqëruar me rekorde të tjera për portugezin dhe jo vetëm për katër golat e shënuar në tri ndeshjet e para me “Djajtë e kuq”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk ka humbur asgjë nga forma e tij e jashtëzakonshme atletike dhe në ndeshjen e fundit të Premier Ligës kundër Uest Hemit e ka konfirmuar këtë gjë. Duke iu referuar asaj që shkruan klubi anglez në faqen e tij zyrtare, CR7 ishte lojtari më i shpejtë i ndeshjes, duke vrapuar si shigjetë me shpejtësi 32,51 km/h.

Njeriu i rekordeve ka festuar në ndeshjen e fundit edhe një tjetër të tillë: me golin e shënuar në “Olympic Stadium”, CR7 arrin numrin 66 të stadiumeve të ndryshme ku ka shënuar dhe bëhet fjalë për 5 kampionatet kryesore në Europë. Me këtë rekord ka kaluar edhe Zllatan Ibrahimoviçin.

Faqja zyrtare e Mançester Sitit i thur elozhe portugezit, duke e përcaktuar atë si “të pabesueshëm”. Në postim publikohen edhe statistikat, të gjitha maksimale, në këtë fillim të kampionatit, ku Ronaldo vazhdon të kalojë çdo limit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë